Zbulohet lidhja e Arilenës, këngëtarja kapet "mat" duke u puthur me një bjond

Për jetën e saj jashtë muzikës kemi ditur gjithnjë shumë pak, pasi sferën private e ka mbajtur gjithnjë larg mediave. Arilena Ara është përpjekur të jetë hermetike dhe të flasë vetëm për karrierën, por u zbulua tashmë se është në një lidhje.

Revista “Who” ka publikuar disa foto ku këngëtarja shfaqet duke shkëmbyer një puthje në buzë me një djalë ende të panjohur për ne. Nga sa duket nga fotot, ata kanë qenë duke shijuar një ditë pushimi në një jaht (ndoshta) dhe një puthje e shkëmbyer prej tyre është fotografuar nga një person i pranishëm.

Pas kësaj fotoje pyetjet lindin natyrshëm: Kush është djali “bjond” që i ka marrë zemrën këngëtares së njohur? E ndërkohë që presim ndonjë këngë tëre nga Arilena, edhe ndonjë rrëfim dashurie nuk do të ishte keq…

EMISIONET