Frakturë parcellare të stërmimit. Është kjo diagnoza e Elseid Hysaj, me shqiptarin që ishte protagonist i asaj përplasjes me Cristian Ansaldin në barazimin e Napolit me Torinon.

Hysaj ra me kokë në fushën e blertë të "Olimpico di Torino", ku u desh ndërhyrja e barellës për ta nxjerrë nga fusha. Gjithsesi, ende nuk dihet se për sa kohë, mbrojtësi do të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

Kapiteni i kombëtares shqiptare pritet të mungojë në dy takimet eliminatore të Euro 2020 ndaj Turqisë më 11 tetor dhe kundër Moldavisë tre ditë më vonë. Në tre sezonet e tij të para në "San Paulo", ai humbi vetëm shtatë ndeshje në Serie A.

/Ora News.tv/