Zbulohet bombë e vendosur në një xhami

Zbulohet bombë e vendosur në një xhami

Në një xhami në Stockholm të Suedisë është gjetur një bombë e vendosur në muret e saj.

Zëdhënësja e policisë së Stockholmit, Anna Westberg, konfirmoi rastin duke thënë se mjeti shpërthyes ka qenë i vendosur në muret e xhamisë.

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për një mjet artizanal i cili më vonë është çaktivizuar.

Kryetari i shoqatës së muslimanëve në Suedi, Mohamed Temsamani, tha se rasti në fjalë, paraqet jetësimin e kërcënimeve të cilat i kanë marrë xhamitë më herët, transmeton Anadolu Agency.

Ai shtoi se më herët kishin bërë një kërkesë për vendosjen e kamerave të sigurisë në xhami, dhe se e njëjta është refuzuar përkundër faktit se kjo xhami ishte disa herë objekt i sulmit.

"Do të duhet të vendosim kamera sigurie në këtë vend, kompetencat e të cilave do t'i ketë policia, në të kundërtën rrezikohet siguria e dhjetra njerëzve", thotë Temsamani.

EMISIONET