Zbulohen shkaqet zyrtare të përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare

Zbulohen shkaqet zyrtare të përmbytjes së Bibliotekës

Biblioteka Kombëtare është dëmtuar që nga themelet e saj. Instituti i Ndërtimit në një raportin për shkaqet e përmbytjes në Bibliotekë një muaj më parë konstaton që dyshemeja e katit të nëndheshëm është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk ka mbrojtje nga ujërat nëntokësorë të cilët gjatë mujit qershor ishin në nivele të larta për shkak të reshjeve.

Drejtoresha e Bibliotekës jep alarmin që nese nuk ndërhyhet, përmbytjet mund të përsëriten në vjeshtë.

Tirane- Shkaku depërtimit të ujit brenda ambienteve të Bibliotekës Kombëtare një muaj më parë ka qenë amortizimi i themeleve të ndërtesës. Sipas raportit të specialistëve të Institutit të Ndërtimit, godina ka pësuar dëmtime në themele dhe në shtresat e dyshemesë që shërbejnë si mbrojtje nga prania e ujërave nëntokësorë.

Ndërkohë mësohet se Biblioteka Kombëtare nuk ka masa mbrojtëse për hidroizolimin e tij, që në kohën e projektimit. Një tjetër shkak i kësaj përmbytje sipas raportit të Institutit të Ndërtimit, janë reshjet e shiut gjatë qershorit duke rritur kështu nivelin e ujërave nëntokësorë. Por kjo nuk është i vetmi problem, pasi titullarja e Bibliotekës Kombëtare jep arlamin se përmbytjet mund të përsëriten sërish në vjeshtë.

"Një ndërtesë e amortizuar që para 60 vitesh është ndërtuar me të tjera kritere të natyrës inxhinierike dhe me standarde që ndoshta janë të tejkaluara dhe nuk vlejnë më sot. Qoftë në natyrën e vet hidroizoluese apo qëndrueshmërisë së strukturës. Raporti na bën me dije për rritjen e nivelit të ujrave nëntokësorë në përgjithësi në këtë zonë ku është i vendosur Pallati i Kulturës"

Drejtorja e Bibliotekës tha se po merren masa afatshkurtra, ku së shpejti do të nisë një projekt provizor për hidroizolimin e katit të nëndheshëm ku u dëmtuan më shumë se 12 mijë tekste.

"Po punohet mbi një projekt të një ndëerhyrje provizore me natyrë hidroizoluese, dranazhuese,  fuqizimin e ventilimit si dhe instalimi i një rritje sensorësh kundër lagështirës", tha Persida Asllani.

Por zgjidhja përfudnimtare sipas Persida Asllanit është ndërtimi i një godine të re për Bibliotekën Kombëtare, dhe për këtë i bën thirrje Ministrisë së Kluturës dhe qeverisë që të marrë një vendim sa më shpejt.

"Prej nesh është thënë vazhdimisht  që do të duhet të vinte përmes ndërtimit të një biblioteke të re kombëtare. Faktet që kanë ndodhur i kanë bindur të gjithë që koha në dispozicion për të marrë vendimi nuk është kaq e gjatë", u shpreh Asllani.  

Stafi i Bibliotekës ka arritur të rikuperojë të gjitha tekstet e dëmtuara dhe tashmë një grup tjetër po merret me trajtimin etyre për t’i çuar në gjendjen e mëparshme. 

EMISIONET