Zbulimet mbresëlënëse në shpellën më të madhe nënujore në botë

Zbulimet mbresëlënëse në shpellën më të madhe

Arkeologët në Meksikë kanë bërë zbulime të reja gjatë ekspeditave ujore në shpellën më të madhe nënujore në botë.

Hulumtuesit nga grupi i eksplorimit "Gran Acuifero Maya" (GAM) paraqitën të hënën relikte të lashta të gjetura nga vendi, duke përfshirë fosile të një lloji elefanti të lashtë dhe një vend të shenjtë për një zot Maya.

Besohet se kafshët e dëshpëruara hynë në shpella në kërkim të ujit në kohë të thatësirës së rëndë, disa prej të cilave më pas u bllokuan.

"Është shumë e pamundur që të ketë një vend tjetër në botë me këto karakteristika. Ka një sasi mbresëlënëse të objekteve arkeologjike brenda dhe niveli i ruajtjes është gjithashtu mbresëlënës", tha të hënën në një konferencë shtypi Guillermo de Anda, një arkeolog nënujor.

Dy rrjete të shpellave nënujore, të njohura si Sac Actun dhe Dos Ojos, që arritën në gjatësi 350 km (217 milje), u zbuluan muajin e kaluar në gadishullin Yucatan të Meksikës.

Ata u gjetën në një gropë natyre të thatë të njohur si "kenote" në një zonë xhungle në qytetin bregdetar të Tulumit.

Shpresohet që mbetjet e gjetura brenda këtyre rrjeteve do t'i ndihmojë shkencëtarët të zhvillojnë një pamje të plotë të historisë së shpellës, të cilën ata besojnë se datojnë më shumë se 2.5 milionë vjet në epokën e Pleistocenit.

Gadishulli Yucatan është i njohur për numrin e rrënojave Maya që gjenden në të gjithë shtetin. Besohet se qytetërimi ka përdorur gjerësisht shpellat për rite sakrifikuese por edhe për udhëtimet midis qyteteve.

Disa shpella nënujore besohet se kanë pasur domethënie të madhe fetare dhe kulturore. Sipas Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë të Meksikës, fiset e lashtë Maya i shihnin shpellat si "vende jashtëzakonisht të shenjta".

EMISIONET