Deputetët: Struktura e Vettingut e fryrë. Kolegji i Apelimit: S'tërhiqemi!
Kryetarët e organeve më të reja të vettingut prezantuan në komisionin parlamentar të ligjeve strukturat e posacme të Kolegjimit të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe komisionerët publikë.
Institucionet e reja që lindin pas miratimit të reformës do të kryejnë rivlerësimin kalimtar të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve.
Natasha Mulaj, kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit: Këtu është reduktuar ku nuk mban më. Nuk ka më reduktim për mendimin tonë. Ne jemi pro dhe e mbrojmë me çdo kusht strukturën dhe klasifikimin e pagave dhe gjithçka kemi paraqitur. Nuk ka tërheqje mbrapa.
Struktura e prezantuar, hasën në kundërshti të anëtarve të Komisionit të Ligjeve, të cilët kërkuan një reduktim të numrit të punonjësve si dhe bashkrendim të sektorit mbështetës.
Klotilda Ferhati, relatorja, PS: E gjithë ideja është që mos kemi një strukturë të fryrë, por të kemi një strukturë të mirëmënduar ku secili ka rolin e tij.
Fino: Kjo është absurde! Po çdomethënë sekretari i përgjithshëm dhe sekretar. Pra sekretari i përgjithshëm do ketë dhe një sekretar.
Naço: Është shumë e rëndësishme që ne të japim mundësi këtij komisioni të fitojë kohën e humbur.
Tahiri: Vetëm KLD dhe Gjykata e Lartë pasuria e anëtarëve atj shkon gati 8 mld lekë. Ju më garantoni mua që do ti hiqni nga puna këta gjyqtarë.
Ndërkohë përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe Departamentit të Administratës Publike u bën thirje kryetarëve të këtyre institucioneve që të koordinojnë shërbimet si dhe të qartësojnë nivelin e pagave të punonjësve që kërkojnë të rekrutojnë.
Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, sipas strukturës së prezantuar do të përbëhet nga 65 persona ndërsa funksioni i tij konsiston në rivlerësimin e gjyqëtarve dhe prokurorëve.
Ankesat e funksionarëve të sistemit të drejtësisë që do ti nënshtrohen vettingut, shqyrtohen nga Komisioni i Posacëm i Apelimit, që do të përbëhet nga 68 punonjës, ndërsa Komisionerët Publikë, do të përbëhet nga 52 punonjës dhe është një hallkë e ndërmjetëme midis dy institucioneve të lartpërmendura.
/Oranews.tv/