Zbardhet vendimi: Salianji bëri kallëzim të rremë për interesat e PD-së"

Zbardhet vendimi: Salianji bëri kallëzim të rremë për

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që dënon ish deputetin demokrat Ervin Salianji  me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë.

Në vendim thuhet se Salianji "u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së".

Jo vetëm kaq. Albert Veliu i njohur si Babalja u akomodua në selin e PD ku ka dhënë dhe intervista. 

Për gjykatën biseda, në të cilën opozita akuzon se është Agron Xhafaj, vëllai i ish ministrit të Brendshëm, duke folur për shitje të kanabisit, është e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit dhe është regjistruar në janar të vitit 2018, në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliu, sipas gjykates e ka marrë nga Ervin Salianji.

“Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron, Geron Xhafës. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale."

Më tej nënvizohet se "nuk ka asnjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim” thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi mbyllet duke argumentuar se  nga te gjitha provat dhe tabulatet telefonike rezulton se zërin e Agron Xhafes e ka bërë Fredi Alizoti.

”Kjo veprimtari e kallëzimit të rremë nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit politik të deputetit apo ushtrimit të lirisë së shprehjes.”

Lexoni me shume: Salianji pas vendimit: S'ka mafia që më ndal!

Gjithçka sipas këtij vendimi ka nisur në tetor 2017, kur  Veliu ka marrë takim me Ervin Salianjin, madje më 20 tetor 2017 është evidentuar një bisedë mes Salianjit dhe Veliut që zgjati 51 sekonda. Ndërsa kontakti mes tyre ka nisur përmes gazetarit Jetmir Olldashi.

Salianji është dënuar nga gjykata me 18 muaj burg, ndërsa ish deputeti e ka apeluar vendimin e datës 18 dhjetor 2019.

 Për Albert Veliun u vendos 3 vite e 4 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj  burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune.  Në përfundim të seancës  Salianji akuzoi Artan Gjermenin, gjyqtarin që dha vendimin për dënimin e tij, se është anëtar i Bandës së Lushnjes.


Vendimi i Gjykates se Tiranes per dosjen "Babale" - 18 dhjetor 2019

EMISIONET