Mbrëmje e çmendur në UEFA Champions League.

Plot 27 gola u shënuan në gjashtë takime, me një mesatare prej pak më shumë se 4 golash për ndeshje. Borussia Dortmund mori një fitore të çmendur, duke përmbysur Interin.

Verdhezinjtë arritën të fitonin me shifrat 3-2 përballë italianëve, të cilët deri në minutën e 51 po udhëhiqnin me rezultatin 2-0. Lautaro Martinez dhe Vecino shënuan shumë shprejt, duke krijuar idenë që Inter do të marrë një fitore komode në "Signal Iduna Park". Por, pas pushimit, gjërat ndryshuan dhe Borussia përmbys gjithçka.

Hakimi ishte heroi i gjermanëve me një dopietë personale, teksa goli i barazimit momental, 2-2 u shënua nga Brandt. Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se Barcelona. Ndërkohë, Inter mbetet në vendin e tretë me 4 pikë, dy më shumë se Slavia Prague që mbyll grupin F.

Spektakël dhe "lumë" golash prodhoi sfida e "Stamford Bridge", me Chelsea dhe Ajax që barazuan me rezultatin e çmendur, 4-4. Ihsin Holandezët ata që po udhëhiqnin gjatë gjithë kohës, duke arritur deri në 4-1, falë edhe dy autogolave të anglezëve.

Ndërkaq, Chelsea gjeti forcën dhe me golat e Azpilicueta, Jorginho e James mori një pikë me mjaft vlerë. Tashmë, grupi H kryesohet nga tre skuadra me 7 pikë, pasi në garë për dy biletat e raundit të ardhshëm futet edhe Valencia. Spanjollët mposhtën 4-1 Lille, e cila del jashtë garës për të vijuar eksperiencën në Kupat e Europës.

Kampionët në fuqi të kompeticionit, Liverpool mori një 3 pikësh të vuajtur përballë Genk. "The Reds" fituan me shifrat 2-1, çka i lejon të marrin kreun e grupit E. Golat e Ëijnaldum dhe Oxland Chamberlain i dhanë fitoren anglezëve, të cilët tashmë gjenden në kuotën e 9 pikëve pas 4 takimeve. Vetëm barazim për Napolin, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Salzburg dhe tashmë qëndron pas krahëve të Liverpool me 8 pikë.

Lyon mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, ku mposhti 2-1 Benfikan. Pas kësaj fitoreje, francezët ngjiten në vendin e dytë me 7 pikë dhe raundi tjetër është më pranë.

Grupi E: 

Liverpool -Genk





Napoli-Salzburg



Grupi F: 

Borussia Dortmund-Inter



Grupi G: 
Lyon-Benfika



Grupi H: 
Chelsea-Ajax



Valencia-Lille 0-1 (Osimhen 24')



/Ora News.tv/