Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant në KLP

Zbardhen emrat e kandidatëve për vendin vakant në KLP

RTV Ora zbardh emrat e dy kandidatëve që do të zëvendësojnë vendin e lënë bosh nga Gentian Osmani në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se për këtë post kanë kandiduar prokurori i krimeve të rënda Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Dibrës.

Osmani u largua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi shkarkimin e tij nga detyra e prokurorit. 

Me 8 vota pro u caktua prokurori Abaz Muça për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat. 

EMISIONET