Byberi: Vendimi i ERE-s për uljen e çmimit për blerjen e energjisë nga hecet private dëmton ekonominë

Byberi: Vendimi i ERE-s për uljen e çmimit për blerjen e

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që çmimi i energjisë i cili do blihet nga OSHE-ja heceve private do të jetë me një çmim më të ulet me 12% krahasuar me vitin e shkuar, teksa pritshmëritë e binzeseve kanë qenë për çmime të tjera.

I ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, sipërmarrësi Mërgim Byberi tha se ky vendim ishte arbitrat dhe i pakonsultuar me grupet e interesit.

Sipas tij, situata do të jetë dy herë për e rëndë për prodhuesit privatë në sektorin e energjisë por edhe për ekonominë e vendit.

Mërgim Byberi: ''Vendimi ka qenë arbitrar, i pakonsultuar me ne si grup interesi. Kjo duket edhe më e rëndë në këtë periudhë ku jemi pasi në vitin 2017 ka kaluar mbi një vit e gjysëm duke negociuar një ligj dhe duke diskutuar një ligj i cili ishte i drejtë për të dyja palët. Tashmë në mes të vitit kemi një çmim tjetër. Nëse e shikojmë në një këndvështrim tjetër,kemi kaluar 1 vit e gjysëm me misnitrinë dhe faktorë të jashtëm, kanë suportuar këtë iniciativë dhe ka dalë një ligj i cili ka qenë pak a shumë i drejtë pak a shumë për të dyja palët. Tani gjithë ajo punë me shumë ekspertë të jashtëm e cila është konkluduar me këtë ligj, të hidhet poshtë. Është dy herë më e rëndë për prodhuesit privatë në energji, por edhe për ekonominë e vendit. Jemi në një situatë ku nuk fiton askush, por humbin të gjithë.''

EMISIONET