Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e quan katastrofë juridike dhe logjike ndryshimet në Kodin Penal.

"Ajo që ka ndodhur në Kodin Penal është një katastrofë juridike dhe logjike. Përfundimisht shteti i së drejtës dhe drejtësia penale janë në ditën më të zezë" tha Manjani në një intervistë me skype për Ora News.

Sipas Manjanit me ndryshimet në Kodin Penal kush është i sëmurë me virus është kriminel, ndërsa terroristi që e përhap me qëllim virusin është kundravajtës.

Atë që thotë parlamenti, qeveria dhe për fat të keq presidenti, sepse kanë miratuar dhe propozimet e Presidentit. Të tre institucionet janë bërë në një mendje dhe thonë: Kush është i sëmurë me virus është kriminel, ndërsa terroristi që e përhap me qëllim virusin është kundravajtës.

Kush merr virusin, sipas këtij kodosh shteti i thotë që je kriminel. Nuk ka rëndësi si dënohesh, ndërsa ai që e bën me qëllim dhe që quhet terrorist në të gjithë gjuhën e botës e quajnë kundravajtës ku është logjika? Kjo është  çmenduri kolektive.  Është pocaqi, maskarallëk. Në vend që t'i gjenden pranë njerëzve u hipin në kurriz. Sikur e ka fajin njeriu pse infektohet. Cfarë janë këto rregulla që i nxjerrin në mëngjes dhe i ndryshojnë në darkë? Kjo është katastrofë"

Po kush është zgjidhja?

"Zgjidhja është e thjeshtë, këta e kanë mbyllur ciklin. këta janë të mykur. Këta partizanët e liri demokraci të viteve 90 sot janë në krye të monizmit. Nuk mund të vazhdojnë më."

/Ora News.tv/