Ylli i Realit "i shkel" syrin Juventusit, kërkon largimin nga Reali

Ylli i Realit "i shkel" syrin Juventusit, kërkon largimin nga

Konkurenca e madhe te Reali i Madridit e ka detyruar portierin, Keylor Navas të mendojë largimin.

Është vetë kostarikani ai që e zbulon një gjë të tillë. Sipas "Don Balon", Navas i ka kërkuar drejtuesve që kontrata e tij të shfuqizohet.

"Unë kam dy vjet të mbetura në të, por unë dua të lejohen të largohen nga kryeqyteti spanjoll si një agjent i lirë."-mësohet të këtë thënë Navas.

Një sinjal i mirë ky për skuadra si Juventus dhe Benfika, që e përfshijnë 32 vjeçarin si titullar në sezonin e ri. Navas firmosi me "Los Blancos" në verën e vitit 2014, duke u përdorur në 6 takime. Në 5 sezonet në "Santiago Bernabeu", kostarikani ka zhvilluar 104 takime, 10 prej të cilave në këtë sezon.

Por, blerja e Courtois nga Chelsea ka ulur ndjeshëm mundësinë që Navas të zbres në fushë dhe për këtë fakt, 32 vjeçari mendoi largimin drejt një skuadre që i siguron minuta në këmbë.

EMISIONET