Ylli i Barcelonës drejt Lacios, Tare e do si zëvendësues të Milinkoviç Saviç

Ylli i Barcelonës drejt Lacios, Tare e do si zëvendësues të

Në tregun evropian të transferimeve, nuk ka dyshime se Ivan Rakitiç do të largohet nga Barcelona dhe ka shumë klube që janë në pritje të situatës së tij.

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare, ka kontaktuar me agjentët e mesfushorit kroat, për t'i bërë atij një ofertë të konsiderueshme për tre sezonet e ardhshme, shkruan gazeta italiane Il Tempo.

Në moshën 32-vjeçare oferta e bardhekaltërve mund ta joshë Rakitiç, t'i thotë po propozimit.

Ai do të zëvendësonte në mesfushë Milinkoviç Saviç, që pritet të largohet në dritaren e ardhshme të transferimeve.

Lacio mund të arrijë në Champions League, dhe ata duan lojtarë me cilësi përpara një sezoni potencialisht emocionues.

EMISIONET