Teatri Kombëtar ngjit në skenë veprën e Martin McDonagh, “Xhelatët”, që vjen nën regjinë e Qëndrim Rijanit. Në qendër të veprës, është dëshira e madhe e një xhelati, për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak që ka vendosur rivali i tij, duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje.

Një duel mes vrasësish nuk është diçka që e dëgjojmë çdo ditë, dhe tingëllon më tepër si ndonjë rrëfejnë nga kohë informale, por në shfaqjen "Xhelatët" të dramaturgut britanik Martin Mcdonagh, çështja është mëse serioze.

Në sallën e madhe të ArTurbina, regjisori Qëndrim Rijani ngjit në skenë versionin e tij të "Xhelatëve", që siç na pohon dhe Donald Shehu, asistent regjisor dhe aktor në shfaqje, Mcdonagh është dramaturgu i tij i preferuar.

Fryma dekadente e një lokali plot me shpirtra të korruptuar, dhuna dhe prania e panegociueshme e vdekjes, i japin këtij produksioni një sharm tronditës, që sa të bën t'i largosh sytë, po aq të detyron të ndjekësh çdo lëvizje, derisa dritat të fiken.

Loja aktoriale bazohet në ekspresionin fizik, duke përcjellë tension të vijueshem dhe duke i dhënë shfaqjes tone kinematografike.

/Ora News.tv/