Xheisara shpërthen ndaj Jonida Maliqit: Nuk mund të më gjykojë dikush që s’ka kënduar live në “Këngën Magjike”

Xheisara shpërthen ndaj Jonida Maliqit: Nuk mund të më

E ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora ka qenë këngëtarja e njohur Xheisara.

Ajo prej tre vitesh këndon live në klubin ku performon dhe Aurela Gaçe.

Këtë vit Xheisara vendosi të konkurronte në “Kënga Magjike” me këngën “Si me t’lon”.

Një nga polemikat që ngjalli “Kënga Magjike” ishte eleminimi i saj. Këngëtarja ishtë mjaft e dashur nga publiku dhe kënga e saj u pëlqye shumë nga të gjithë, por juria nuk mendoi kështu.

Xhersiana u shpreh e zhgënjyer nga Jondia Maliqi e cila nuk e votoi interpretimin e saj live.

Fatma: Një nga arsyet që Jonida nuk të votoi ishte që intirpremetimi i Live nga ai i YouTube ishte shumë ndryshe.

Xheisara: Më thuaj një nga këngëtarët që nuk stonoi edhe e nxorri këngën pikë e presje siç e ka aty në YouTube. Që të më drejtohet mua dikush dhe të më thotë ti nuk e bërë, çohu ti dhe hajde në vendin tim. E prisja nga të gjithë ata, nga Jonida Maliqi nuk e prisja kurrë sepse siç e tha ajo vetë unë kam pasur një marrëdhënie tjetër, në një kompeticion tjetër, ajo më ka mbështetur dhe realisht më ka mbështetur shumë faleminderit. Deri në një pikë dhe ndodhi prap si kësaj rradhe. Presioni ka qenë i madh në “Këngën Magjike”. Që në momentin që “Kënga Magjike” është bërë live dhe mbrapa kushdo që do të ishte në juri do më jepte sugjerime ose do më këshillonte për diçka të mirë do ja pranoja, por njerëz që nuk kanë kënduar asnjëherë live në skenën e “Këngës Magjike”, s’mund të më gjykojë sepse nuk e kanë provuar vetë.


EMISIONET