Xhaka i kundërvihet federatës zviceriane: Po na ktheni në "Epokën e gurit"

Xhaka i kundërvihet federatës zviceriane: Po na ktheni në

Mesfushori i Arsenalit dhe kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka kundërshtuar ashpër komentet nga  sekretari i përgjithshëm i Federatës Zviceriane, Alex Miescher.

"A duam kombësi të dyfishtë?"-kishte komentuar Miescher, pas eliminimit të Zvicrës nga Kupa e Botës.

Dhe për këtë,  Xhaka, një lojtar i tillë, djali i një ish-të burgosur politik, i rritur në Zvicër por me origjinë nga Kosova ka komentuar këto fjalë, duke deklaruar se Miescher po e kthen Zvicrën si në epoken e gurit.

"I kam dëgjuar komentet e tij se ai nuk i beson qytetarëve të dyfishtë për të përfaqësuar Zvicrën, gjë që më prek mua dhe disa të tjerë me dy kombësi. Pak kohë pasi kemi pësuar një humbje të hidhur në Rusi, ju thjesht nuk e bëni këtë, ne jemi të gjithë zviceranë dhe bëjmë gjithçka për Zvicrën. Secili prej nesh sepse ne të gjithë e njohim dhe jemi mirënjohës për atë që Zvicra ka bërë për ne dhe familjet tona. Rrënjët e familjes sime janë në Kosovë, siç janë për Breel Embolo nga Kameruni, Manuel Akanji nga Nigeria dhe Ricardo Rodriguez nga Kili.

"Ekipi kombëtar zviceran ... sot 50 deri në 60 përqind janë qytetarë me kombësi të dyfishtë ose lojtarë të brezit të dytë, madje edhe menaxheri ynë Vladimir Petkovic është qytetar i dyfishtë i cili i jep gjak dhe djersë ekipit kombëtar. Me këto komente të panevojshme Alex Miescher shkaktoi shumë frustim, dhe gjithashtu shumë zhgënjim. Unë mendoj se Alex po e kthen Zvicrën në epokën e gurit."-përfundoi Xhaka.

EMISIONET