“Aventura” e mesfushorit kosovar, Granit Xhakës tek Borussia Monchengladbach, duke se nuk ka qenë e lehtë. Mediat e huaja raportojnë për pakënaqësin e 20 vjeçarit tek skuadra gjermane, ndonëse ai vazhdimisht është titullar në këtë skuadër më nam në futbollin gjerman.
Këto pakënaqësi mund të ngjallin interesimin e skuadrave tjera të interesuar për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës. Raportohet se është klubi italian, Lazio që është duke e vëzhguar më kujdes situatën e Xhakës tek Monchengladbach.
“Lacialët” edhe gjatë vers që kemi lënë pas tentuan që të transferojnë mesfushorin kosovar, por ai zgjodhi klubin gjerman. Ish-lojtari i
Baselit mund të largohet nga Monchengladbach dhe Lazio është një nga alternativat e mundshme.
Transferimi i mundshëm i Xhakës tek ekipi italian do të bashkonte atë më yllin shqiptar, Lorik Canën.
/Ora News.tv/