Situata tek Arsenali vijon të jetë e tensionuar pas të gjithë asaj që ndodhin në sfidën ku "Topçinjtë" barazuan me Crystal Palace në shtëpi. 

Irritimi i Granit Xhakës dhe marrëdhënia me trajnerin Unai Emery janë në vëmendjen e shtypit anglez. Së fundmi, mediat britanike shkruajnë se tifozët e Arsenalit kanë kritikuar trajnerin Emry pasi zbuluan se trajneri ia la në dorë lojtarëve fatin e shiritit të kapitenit tek londinezët. Mësohet se Granit Xhaka e ka fituar këtë votim , për shkak të lidhjeve të mira që shqiptari ka me shokët e skuadrës.

Ashtu siç është zbuluar nga "Daily Mail", mendimi i skuadrës së Arsenalit do të jetë vendimtar për të ardhmen e 27-vjeçarit në “Emirates”, pas incidentit që ndodhi të dielën.

Rasti i Xhakës mund të jetë vendimtar edhe për fatin e Emery në pozitën e trajnerit të Arsenalit. Drejtuesit e klubit anglez mund të vendosin se spanjolli nuk është njeriu i duhur për këtë post nëse ai nuk arrin ta zgjedhë këtë problem.

/Ora News.tv/