Xhaka e Mustafi dhurojnë "show", Arsenali fitore mes drithërimash ndaj Cardiff

Arsenali mori fitoren e dytë në Premier League, me "topçinjtë" që mposhtën 3-2 Cardiff. Vetëm 11 minuta lojë i mjaftuan Arsenalit për të marrë kryesimin, ku një aksion totalisht shqiptarësh tundi rrjetën e vendasve.

Granit Xhaka hodhi një krosim nga këndi dhe Mustafi u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta depozituar me kokë sferën në rrjetë. Megjithatë reagimi i vendasve erdhi në limitet e pjesës së parë, me Camarasa që vendosi baraspeshën. Megjithatë rikthimi në fushë pa një Arsenal më kërkues dhe si rrjedhojë erdhi dhe goli i avantazhit me autor Aubameyang.

Por edhe goli i gabonezit u arrit nga vendasit me Ward që 20 përpara fundi vendosi ekuilibrat. Kur u duk se gjithçka do të shkonte drejt një barazimi spektakolar, Lacazette i shtoi një dozë "shoë" të Arsenalit, duke dërguar shifrat në 3-2 dhe i dhuruar skuadrës së tij 3-pikëshin e dytë rrjesht.

Me këtë fitore Arsenali ngjitet në vendin e 9-të me 6 pikë, ndërsa Cardiff mban vendin e 16-të me 2 pikë.

EMISIONET