Xhafaj voton: I keqardhur për ata që bojkotuan, imazh i rëndë për vendin

Xhafaj voton: I keqardhur për ata që bojkotuan, imazh i

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka votuar mesditën e sotme së bashku me familjen e tij. Në një postim në Twitter, Xhafaj u shpreh se i vinte keq për ata që bojkotuan.

Ish ministri shkruan se ky është një dëm i madh për vendin dhe imazhin e tij.

"Sapo votova me familjen time! I bindur se kjo është rruga e duhur, zbatimi i ligjit! Sot një ditë e rëndësishme për Standardet demokratike, për Shtetin e së drejtës, për kushtetueshmërinë I keqardhur për ata që bojkotuan, që iu humbën përkrahësve të tyre shansin për të ushtruar lirisht të drejtat kushtetuese të votimit dhe përfaqësimit në qeverisjen vendore! Një dëm i madh vendit dhe imazhit të tij! Momenti i duhur për reflektim dhe ndryshim rruge e lidershpi,"-shkroi Xhafaj. 

Xhafaj falënderoi partnerët ndërkombëtar për mbështetjen dhe inkurajimin.

Fatmir Xhafaj: "30 Qershori një ditë leksioni për demokracinë dhe ligjshmërinë zgjedhore! Një ditë reflektimi për të gjithë! Faleminderit partnerëve ndërkombëtar për mbështetjen dhe inkurajimin për të ecur në këtë rrugë!"




EMISIONET