Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është takuar sot me Sekretarin për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë, Theo Francken.

Gjatë takimit u diskutua për ndërmarrjen e masave për frenimin e emigracionit të paligjshëm dhe kërkimit të azilit në të ardhmen.

Xhafaj shfrytëzoi rastin për të falenderuar Begjikën për mbështetjen e dhënë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

/Ora News.tv/