Nisur nga zhvillimet e fundit, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur në një mbledhje urgjente në selinë blu të gjithë aleatët e tij që janë pjesë e parlamentit, përfshirë LSI, për të rakorduar aksionin e tyre politik.

Kjo e fundit nuk përfaqësohet nga Kryemadhi për arsye se ndodhet jashtë vendit por nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili dhe Luan Rama.

Dy çështjet kryesore për diskutim janë dosja që PD publikoi ditën e sotme për vëllain e Ministrit të Brendshëm dhe shkarkimi i kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Basha nënvizoi se ky zhvillim lidhet me dosjen Tahiri, që sipas tij po tentohet të mbyllet si çështje.

Mbledhja vjen një ditë para seancës plenare në Kuvend, ku PD pritet të mbajë një qëndrim për këto çështje. Gjatë kësaj jave kemi pasur një marrëdhënie të kushtëzuar të PD me parlamentin.


/Ora News.tv/