Xhaçka në Darzezë: Të gjithë në këmbë që hidrovori të mos dalë jashtë funksioni

Xhaçka në Darzezë: Të gjithë në këmbë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ndjekur gjatë natës situatën në hidrovorin e Darzezës në Fier, duke theksuar se niveli i ujit ka rënë dhe situata po mbahet nën kontroll.

Xhaçka: Jemi në këmbë të gjithë për t'u siguruar qe hidrovori mos dalë jashtë funksioni, argjinatura të përforcohet e te merren masa ne rast emergjente për 400 familjet qe preken te parat nga përmbytja e mundshme. Përgjegjësi maksimale për te parandaluar sa mundemi e për t'ju gjendur pranë gjithkujt qe i rrezikohet jeta dhe prona.

Prej mbrëmjes së djeshme në Darzezë,40 efektive të Forcave të Armatosura janë në  gatishmëri për ndërhyrje në rast nevoje.


EMISIONET