Wanda Nara "plas" bombën, frikson Psg dhe tregon të ardhmen e Icardit

Wanda Nara "plas" bombën, frikson Psg dhe tregon të ardhmen

Mauro Icardi është duke zhvilluar një sezon pozitiv me fanellën e Psg. 

Sulmuesi argjentinas është i huazuar për momentin nga skuadra e Interit që ka kartonin e futbollistit. Wanda Nara bashkëshortja dhe e dashura e Icardit në një prononcim për "Gazzetta dello Sport" është shprehur se nuk përjashtohet mundësia që Muro të mos firmosi me klubin parizien në verë.

“Është vendimi i tij, por ende asgjë nuk është e sigurt. Natyrisht, udhëtimet e mija nga Parisi, Milano dhe Roma janë të lehta të thuhen por vështirë të bëhen. “Ai po ia del shumë mirë në Francë dhe jam i lumtur me këtë, plus kemi bërë shumë shokë, por ende nuk kemi vendosur për të ardhmen", ka përfunduar Wanda. Kjo deklaratë lë të hapur mundësinë që Icardi të rikthehet tek Interi apo edhe të firmos me një ekip tjetër përveç Psg.

EMISIONET