Wall Street Journal: Negociatat SHBA-Kanada për NAFTA-n përfunduan pa marrëveshje

Wall Street Journal: Negociatat SHBA-Kanada për NAFTA-n përfunduan pa

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë  për arritjen e marrëveshjes për rishikimin e NAFTA-s (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Amerikës së Veriut) kanë përfunduar sot pa progres, ka raportuar gazeta prestigjoze amerikane Ëall Street Journal, duke cituar burime të paidentifikuara.

Sipas raporton gazeta, presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të informojë Kongresin se ka në plan të vazhdojë vetëm me marrëveshjen e arritur me Meksikën, duke sugjeruar se Kanadaja do të mund të bashkohet më vonë në një NAFTA të rishikuar.

Ministri i Jashtëm i Kanadasë, Christy Freeland, i cili e kryeson ekipin e negociatorëve kanadez pritet të mbajë një konferencë shtypi sonte për të thënë nëse bisedimet mund të vazhdojnë.

Më herët gjatë ditës, ajo deklaroi:  "Ne jemi duke kërkuar një marrëveshje të mirë, jo thjesht marrëveshje. Dhe do të pranojmë vetëm një marrëveshje që është një marrëveshje e mirë për Kanadanë".

EMISIONET