Vuçiç: Në pranverë, debat serioz për dialogun me Kosovën

Vuçiç: Në pranverë, debat serioz për dialogun me

Në fillim të pranverës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka premtuar diksutime dhe zhvillime tejet serioze në dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës. Në një intervistë për mediat kreu serb deklaroi se do të ketë lëvizje të ndërgjegjëshme dhe të rëndësishme nga pala serbe, pasi sipas tij Kosova, është një ndër çështjet më të rëndësishme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se në fillim të pranverës, do të nisë një diskutim tejet serioz, në lidhje më dialogun e brendshëm për Kosovën. Kreu serb paralajmëroi për gazetarët se do të zhvillohet një debat i brendshëm që do të jetë i vërtetë, i qëndrueshëm dhe serioz.

"Është tejet e rëndësishme që njerëzit deri më tani kanë treguar se mund të shprehin pikëpamjet e tyre heterogjene dhe të ndryshme në çështjen e Kosovës. Shpresoj dhe besoj se do të arrijmë që në të ardhmen të racionalizojmë kërkesat tona dhe të ruajmë atë që popullit i takon. Besoj se në  fillim të pranverës do të nisim rrugëtimin tonë drejt këtij procesi serioz"

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç nënvizoi se Kosova është çështja më e rëndësishme në dialogun e brendshëm dhe sipas tij njerëzit duhet të flasin dhe të kuptojnë të vërtetën, pasi sipas tij kjo tregon kapacitetin demokratik të shoqërisë serbe për të folur dhe për të zgjidhur problemet.

EMISIONET