Vret të dashurën dhe tenton të hedhë pjesët e trupit në lumë, profesorit i gjendet në çantë krahu studentes

Një historian i njohur rus ka rrëfyer vrasjen e të dashurës së tij.

Profesori rrëfeu ngjarjen pasi u gjet në një lumë me një çantë shpine ku ndodhej krahu i gruas.

Oleg Sokolov ishte i dehur dhe ra në lumë ndërsa po përpiqej të hidhte aty pjesën e trupit të gruas.

Më pas policia gjeti trupin me kokë të prerë të Anastasia Yeshchenko, 24 vjeç, në shtëpinë e tij në qytetin e Shën Petersburg.

Sokolov është një ekspert i Napoleon Bonapart që ka marrë Légion d'Honneur të Francës.

“Ai e pranoi fajin,”-tha avokati i tij Aleksandër Pochuyev për AFP, duke shtuar se atij i vinte keq për vrasjen e të dashurës dhe se po bashkëpunonte me policinë.

63-vjeçari raportohet se deklaroi në polici se kishte vrarë të dashurën gjatë një debati dhe më i pas i kishte prerë kokën, krahët e këmbët.

Ai raportohet se planifikoi të hiqte qafe trupin e saj përpara se të vriste veten në publik i veshur si Napoleon.

Pochuyev tha se Sokolov, i cili po merrte trajtim spitalor për hipotermi, mund të ketë qenë nën stres.

Viktima Yeshchenko ishte zhvendosur në  Shën Petersburg për të studiuar.

Ajo studioi historinë franceze dhe ishte bashkautore e disa veprave historike me Sokolov.


EMISIONET