Vret motrën modele nga xhelozia, e qëllon 189 herë me thikë dhe i nxjerr sytë

Një vajzë ka vrarë motrën e saj modele duke e qëlluar i nxjerrë sytë dhe prerë veshët.

Stefania Dubrovina u godit 189 herë me thikë nga motra e saj në qytetin rus St Petersburg.

Motra e saj Elizaveta akuzohet se qëlloi për vdekje motrën e saj 17-vjeçare për shkak të xhelozisë dhe mund të dënohet me 25 vite burg.

Ajo mohoi me forcë akuzat dhe tha se për vrasjen duket të akuzohet i dashuri i Stefania, Alexey Fateev 44-vjeç, në apartamentin e të cilit u gjet e vdekur adoleshentja.

Por autoritetet thanë se burri ishte dëshmitar i vrasjes por jo i dyshuar.

Fateev mohoi se ka lidhje me vdekjen e Stefanias.

Ai tregoi se si e gjeti trupin lakuriq të masakruar të Stefanias pasi u kthye nga një dyqan ku bleu verë.

Alexey rrëfeu se arriti ta ndalojë 22-vjeçaren që donte të largohej nga vendi i ngjarjes dhe e dorëzoi në polici.

 




EMISIONET