Atentat në Tiranë: Ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i policisë Vlorë, Artan Cuku

Atentat në Tiranë: Ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i

Ish drejtori i Policisë së  Vlorës Artan Çuku 42 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

 Ekzekutimi, i cilimendohet se është kryer nga 2 autorë  ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku Çuku banonte.

Çuku u qëllua nga një distancë e afërt. 

Janë shoqëruar disa persona

Ora 22: 35 Artan Çuku është vrarë në sheshpushimin e ashensorit në katin e parë të pallatit ku ai banonte. Dyshohet se i është ngritur një pritë teksa ishte duke u kthyer në shtëpi. Janë shoqëruar disa persona për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Është vrarë me pistoletë me disa plumba dhe është qëlluar nga një distancë e afërt.

Autoret dyshohet se jane nga veriu

Ora 21:40 Dy persona nga veriu i vendit dyshohet se janë autorë të atentatit me armë ndaj ish drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Çuku. Dyshohet se autorët janë nën moshën 30 vjeç

Ora 21: 35 
Kreret e policise ne vendngjarje. 

Hodaj: Plumbat kanë qenë fatal  

Në vendngjarje kanë shkuar  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.  

Ervin Hodaj:  Kanë shkuar shërbimet në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar të goditur me armë zjarr ish-drejtorin e policisë Artan Çuku rreth 40 vjeç. Plumbat kanë qenë fatalë për jetën, nuk ka pasur mundësi për transport në spital. Është krijuar grupi hetimor, janë ngritur postblloqe. Janë dhënë të dhënat mbi autorët e mundshëm, është ngritur grupi hetimor si nga policia e shtetit dhe ajo e Tiranës me ekspertët më të mirë për të zbardhur këtë ngjarje. Jemi në fazat e para të hetimit, nuk mund të shprehem lidhur me mekanizmin dhe autorët, por angazhimi ynë është maksimal për ta zbardhur këtë ngjarje. Ka pasur ndonjë kërkesë nga viktima se ka qenë i kërcënuar?

Ervin Hodaj:   Nuk kemi pasur. E thashë  jemi shumë herët për të krijuar pista të mundshme, por po punojmë.

Piste hetimi hakmarrja per nje ngjarje te vitit 2004

 Pista kryesore e hetimit  është ajo e hakmarrjes, që lidhjet me një ngjarje në vitin 2004. Nuk dihen ende shume rrethana te ngjarjes.

 Autoret dyshohet se jane larguar me motor

 Blutë e kryeqytetit kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar me një motor në drejtim të paditur.

Kush ishte Artan Cuku? 

Artan Çuku ka punuar 16 vjet në polici. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013. Ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë. Artan

Çuku ka qenë nëndrejtor policie në Fier.

  

   

 

EMISIONET