Vrasje dhe grabitje në tre shtete, 43-vjeçari shqiptar arrestohet në Selanik

Një 43-vjeçar shqiptar me rrezikshmëri të lartë  është arrestuar në Selanik.

Nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit, por mediat greke thonë se shqiptar ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

I arrestuari akuzohet për një vrasje në Shqipëri në vitin 1997. Por ndërkohë sipas autoriteteve gjermane, ai ka qenë i përfshirë edhe në një rast vrasje në Gjermani.

Krimet e shqiptarit nuk përfundojnë këtu. Në vitin 2003 në Selanik, ai kishte kryer një grabitje të armatosur në degën e një banke. Për këto vepra penale, shqiptari ishte dënuar me 20 vjet burg.

I arrestuari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë.

EMISIONET