Votohet ligji që ndalon abortin

Votohet ligji që ndalon abortin

Ligjvënësit e Alabama kanë miratuar një projektligj për të nxjerrë jashtë ligjit në mënyrë të drejtpërdrejtë abortin, i cili do të jetë ligji më i rreptë i SHBA.

Senati i shtetit miratoi ligjin me 25 vota me gjashtë kundër, duke hedhur poshtë përjashtimet për rastet e përdhunimit apo incestit.

Tani do të shkojë te guvernatorja republikane Kay Ivey. Ajo nuk ka thënë nëse  do ta nënshkruajë atë, por ajo shihet si një kundërshtare e fortë e abortit.

Aktivistët shpresojnë se do të sfidojë një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të vitit 1973 që legalizoi abortin në SHBA.

Ligji u miratua 74 me 3 vota më parë këtë muaj në Dhomën e Përfaqësuesve të Alabama.

Aborti do të lejohej vetëm në rrethana të caktuara për të mbrojtur shëndetin e nënës.

Organizata Kombëtare për Gratë e quajti ndalimin "jokushtetues" dhe tha se ishte "një përpjekje transparente për të nxitur mbështetjen politike për kandidatët anti-abort në zgjedhjet e ardhshme".

Avokatja e "Prindër të planifikuar të juglindjes", Stacy Fox e quajti vendimin "një ditë të errët për gratë në Alabama dhe në të gjithë vendin".

Në një deklaratë ajo tha se politikanët e Alabama "do të jetonin përgjithmonë në fyerje për këtë votë dhe do të sigurohemi që çdo grua e di se kush do të mbajë përgjegjësi".

EMISIONET