Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve midis tyre, njëra e llojit "Volkswagen" dhe tjetra e llojit “Ford”, ngjarje e në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit dhe janë plagosur shtetasit shtetasit I.B., 57 vjeç banues ne Elbasan i cili  ishte pasagjer ne mjetin tip "Ford",  drejtuesi i mjetit Volkswagen dhe  pasagjeri, shtetasi G.H., 33 vjeç banues ne Tiranë. 

Te tre shtetasit janë dërguar për ndihme  mjekësore  në  spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e policise  po punojnë për percaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/Ora News.tv/




/Ora News.tv/