Një fëmijë 3 vjeç është aksidentuar nga një makinë tip "Benz". Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur ''Bishti Kalldrëmit'', ku shtetësia F.M., duke drejtuar mjetin tip ''Benz'', ka goditur një fëmijë të moshës 3 vjeç.

"Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vijon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë", tha policia.

Drejtuesia e mjetit është shoqëruar pranë ambjenteve Policore.

Grupi hetimor po vijon me procedurat e mëtejshme për rastin në fjalë.

/Ora News.tv/