Një 25 vjecar u plagosur me thikë mbrëmjen e së martës, 27 maj, në Vlorë, nga një vajzë me të cilën sipas të dhënave ishte në një lidhje.

I plagosuri është Xhani Alikaj, ndërsa autorja e dyshuar është identifikuar si K.B, rreth 20 vjece

E reja sipas burimeve kishte udhëtuar nga Berati drejt Vlorës për të takuar mikun e saj.

Por për motive të klasifikuara të dobta nga policia ata janë konfliktuar në një lokal ku ndodheshin.

Në debat e sipër vajza e ka sulmuar me mjet prerës në këmbë.

25 vjeçari është dërguar me urgjencë nga një familjar drejt spitalit ku mori ndihmën e parë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja u regjistrua  në zonën e njohur si Aleksandria në Vlorë.

Policia thotë se punon për sqarimin e shkaqeve të ngjarjes. 



/Ora News.tv/