Vlorë, evakuohen tre banesa afër lumit Shushicë

Vlorë, evakuohen tre banesa afër lumit Shushicë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kanë nisur edhe përmbytjet në një sërë zonash në vendin tonë. Në Vlorë, janë evakuuar tre banesa në afërsi të fshati Risili, për shkak të fryrjes së lumit Shushicë dhe distancës së afërt të banesave me këtë lumë.

Ndërkohë, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë njofton se ka përforcuar grupet e saj në terren, duke ndërhyrë në zonat problematike.

“Sektori i Kanalizimeve pastroi rrjetin përgjatë bulevardit kryesor Vlorë-Skelë. Po ashtu u punua edhe në pikat e njohura si zona problematike. Në qendër ka qenë zona “Albano&Romina”, lagja “24 Maj”, lagja “1 Maj”, zona e Skelës, lagja “10 Korriku”, në hyrje të qytetit, etj. Po, ashtu ndërhyrje ka patur edhe në kanalet kryesorë si: kanali i “Naunkës”, kanali i “Siavit” dhe disa të tjerë, ku është bërë pastrimi i tyre. Problem mbetet hedhja në këto kanale e mbeturinave inerte dhe urbane nga qytetarët. Po ashtu në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës janë edhe të gjithë hidrovorët e vegjël të qytetit të Vlorës”, thuhet në njoftim.

EMISIONET