Vlorë, bie niveli i ujërave në Novoselë, evakuime në fshatin Akerni

Vlorë, bie niveli i ujërave në Novoselë, evakuime në

Niveli i ujërave ka shënuar rënie në zonën e Novoselës në Vlorë, ndërsa janë të kalueshëm akset rrugore përfshirë edhe autostradën Levan-Vlorë. Ndërkohë, ka nisur një operacion evakuimi në fshatin Akerni, ish-fusha e aviacionit.

Një grua me vajzën e saj janë evakuuar nga banesa e tyre për shkak të lagështisë së madhe dhe mungesës së energjisë.

Gazetarja e Ora News në Vlorë, Jerola Ziaj informon rreth orës 08:15 minuta të ditës së sotme, shtabi i emergjencave po mban nën monitorim prurjet e Vjosës për shkak të sasive të mëdha të ujit që vijnë nga Greqia.

EMISIONET