Vlorë, aksidentohet motori

Vlorë, aksidentohet motori

Një aksident me motor ka ndodhur në Vlorë, ku drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit në lagjen "11 Janari" në afërsi të zonës së quajturi Pusi i Mezinit.

Drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin e Vlorës me plagë në kokë dhe ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës.

Sipas policisë shkak është bërë dëmtimi i rrugës, ndërsa policia është duke hetuar për ngjarjen pasi dyshohet që motori të jete goditur nga një automjet, që mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga spitali konfirmohet se drejtuesi i motorit ka marre disa plage,por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET