Vlahutin: Ekonomia me rëndësi për çdo shtet që do futet në BE

Vlahutin: Ekonomia me rëndësi për çdo shtet që do

Bashkimi Europian ka dhënën 2.1 mln euro për forcimin e procesit auditues të fondeve publike në Shqipëri.Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin  e cilësoi shumë të rëndësishëm transparencën në përdorimin e fondeve buxhetore për një shtet që synon BE.Ndërkohë kreu i Klsh Bujar Leskaj vlerësoi projektin që sipas tij ka forcuar kapacitet e institucionit që drejton.

Bashkimi Europian  kërkon më shumë transparencë  për përdorimin e fondeve publike në të mirë të qytetarëve.

Duke folur në përfundim të  procesit të binjakëzimit i financuar nga BE ambasadorja Romana Vlahutin u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë të gjithë të drejtën që të dinë se ku shkojnë taksat që ata pagujnë.Ndrësa theksoi se qeverisja e mirë ekonomikë është pikë e rëndësishme për çdo vend që synon integrimin.

Vlahutin: Auditimi  është aktor i rëndësishëm për baraspeshën e pushteteve në përdorimin e parasë.Qeverisja ekonomike është e  rëndësishmë  për çdo shtet që do të futet në BE pasi duam të jemi të sigurt për përdorimin e parave publike.Qytetarët shqiptarë kanë të gjithë të drejtat të dinë se si ja e shpenzuar  paratë e tyre  dhe ku kanë shkuar paratë e tyre. E rëndësishme është edhe forcimi i bashkëpunimit  midis KLSH dhe parlamentit.

 Ndërkohë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj vlerësoi eksperiencën e ofruar nga  dy institucionet simotra nga Polonia dhe Kroacia.

Leskaj: Audituesit polakë dhe kroatë kanë marrë pjesë në auditueset tona financiare apo ato të teknologjisë së informacionit. Ne realizuam përmes 97 misioneve të auditimit dhe 6 vizitave pune dhe shkëmbim eksperiencash ne këto dy institucione ne realizuam atë shkëmbim të nevojshëm të njohurive.

Projekti i binjakëzimit IPA 2013 ka një vlerë prej 2.1 mln eurosh dhe ka nisur zbatimin në 2016 deri në korrik të këtij viti duke pasur si synim forcimin e kapaciteteve të auditimit në Shqipëri.

EMISIONET