Bilanci paraprak: Në Fier e Vlorë u përmbytën 10.217 ha tokë

Bilanci paraprak: Në Fier e Vlorë u përmbytën 10.217 ha

Uji i Lumit Vjosa po tërhiqet nga zonat e përmbytura në Fier e Vlorë, ndërkohë që në zonat e prekura krahas menaxhimit të emergjencës ka nisur inventarizimi i dëmeve. Në të gjithë vendin janë 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 qytetarë. 10,217 ha tokë janë nën ujë kryesisht në Fier dhe Vlorë, si dhe 5,781 ha me prani uji.

Niveli i ujit që solli Vjosa ka rënë, ndërsa në Vlorë e Fier vijojnë operacionet për tu përballur me situatën e përmbytjeve.

Darzeza dhe Povelça janë fshatrat nën ujë në Fier krahas Novoselës dhe  fshatrave Fitore, Bishan, Akërni,Cerkovinë, Poro , Delisuf, Dëllënj në Vlorë. Darzeza është zona me e nxehtë në Fier, ku prurjet e Vjosës shembën urën dhe izoluan rreth 200 familje. Ndërkohë ka nisur puna për ndërtimin e një ure provizore nga batalioni i Xhenios i Forcave të Armatosura.

Baki Bala: Dhe ne jemi mendoj në një situatë të përmirësuar. Situata e prishjes së kësaj ure është rrjedhojë e prurjeve të shumta të ujit ku krahasuar me 2015 është hera e parë që ne kemi një vërshim kaq të vrullshëm.

Komiteti i Emergjencave në një informacion të fundit në lidhje me situatën e krijuar nga moti njofton se në të gjithë vendin janë evakuuar 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 qytetarë. 10,217 ha tokë janë nën ujë kryesisht në Fier dhe Vlorë, si dhe 5,781 ha me prani uji.

Banesa të përshkuara nga uji dhe të përmbytura janë 3,337 në mbarë vendin.

Në operacione të evakuimit dhe shpëtimit janë të anagazhuara Forcat e Armatosura, Delta  Forcë, Policia e vlores, FNSH Shkodër dhe Fier dhe njësia operacionale e kosovës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndërsa vizitoi uniformat blu të përfshira në operacione tha se prioritet janë jetët njerëzore.

Fatmir Xhafaj: Detyra numër një e Forcave Speciale është të shpëtojnë jetë njerëzore. Së dyti që të japin mundësi të ketë sa më pak dëme, përfshirë këtu edhe pjesën e bagëtive. Së treti, të ndihmojnë gjithë operacionin që ka të bëjë me shpërndarjen e ndihmave.

Në familjet ku është kërkuar ndihmë shëndetësore, janë ofruar medikamente , bukë e ujë.

Edhe Memaliaj është prekur nga moti i keq, teksa raportohet se një helikopter i Forcave të Armatosura i ka ardhur në ndihmë një shtetasi të sëmurë, i mbetur i izoluar në fshatin Gilavë.

Dëmet janë të mëdha në infrastrukturë dhe 28 ura janë dëmtuar.

Niko Peleshi: Tani kemi filluar të mendojmë se si do ti rikuperojmë pasojat. Kjo është një nga urat më të rëndësishme që lidh gjithë Bashkinë e Bushtecit.

Komiteti i Emergjecave thekson se OSHEE ka arritur të minimizojë numrin e abonentëve pa energji por situata mbtetet problematike në fshtrat e Vlorës, Fierit dhe Fushë-Krujës.

Ndërkohë krahas punës që vijon ende  për menaxhimit të emergjencës, ka filluar edhe inventarizimi i dëmeve të shkaktuara.

EMISIONET