Vizitat mjekësore "tradhtojnë" Sturaron, italiani kthehet tek Juventusi por ... me kusht

Vizitat mjekësore "tradhtojnë" Sturaron, italiani kthehet

Klubi portugez, Sporting CP ka njoftuar se Stefano Sturaro do t’i bashkohet atyre në huazim, por do të qëndrojë te Juventus për disa muaj për shkak të lëndimit.

Marrëveshja ishte pritur të arrihet më herët, por u shty pasi një çështje që u zbulua gjatë testeve të tij mjekësore. Ky lëndim nuk konsiderohet mjaft serioz për të ndërprerë transferimin, por Sturaro do të qëndrojë në Torino dy muaj gjatë procesit të rehabilitimit.

Kjo u konfirmua nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të skuadrës portugeze. Juventusi do të paguajë edhe pagën e Sturaros gjatë periudhës së rikuperimit.

Ai do të shkojë në Lisbonë vetëm pasi ai të jetë rikuperuar plotësisht. Shifra e huazimit nuk është përmendur fare, por ka mundësi të jetë dy milionë euro, me mundësi blerje në fund të sezonit.



EMISIONET