Vinicius JR "eklipson" Neymar, ja ku merr pjesë

Vinicius është përzgjedhur nga Brazili për të prezantuar fanellën e Selecaa për Kupën e Amerikës këtë verë duke eklipsuar yllin e PSG, Neymar. 18-vjeçari i Real Madridit vlerësohet shumë dhe besohet se do të bëhet nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror.

Brazili do të veshë fanellë të bardhë, e cila për herë të fundit është përdorur në vitin 1950. Me këtë fanellë Federata Braziliane e Futbollit dëshiron të kujtojë triumfin për herë të parë në Copa America, plot 100 vite më parë. Në atë finale, Brazili mundi Uruguain në Rio de Janeiro. Megjithatë, ka histori të mëtejshme që rrethojnë fanellën e bardhë dhe pse ajo nuk është përdorur më nga Brazilit gjatë gjithë viteve në kompeticionet ndërkombëtare.

Selecao mbante një uniformë të bardhë të ngjashëm në Maracanazo famëkeqe - ku në 1950 humbën ndaj Uruguajit 2-1 në finalen e Kupës së Botës në stadiumin "Maracana". Kjo humbje nxiti zemërim në të gjithë vendin dhe solli një ndryshim në fanellë, duke e zëvendësuar të bardhën me të verdhë dhe të gjelbër që është bërë e famshme gjatë viteve që prej asaj kohe.

Megjithatë, Brazili tani ka  vendosur të debutoj me fanellën e bardhë kur ata të presin Kupën e Amerikës nga 14 qershor-7 korrik. Duket se koha i shëron të gjitha plagët.

EMISIONET