Vijon ofensiva e Barcelonës, katalanasit mbyllin gjithçka brenda kësaj jave

Vijon ofensiva e Barcelonës, katalanasit mbyllin gjithçka brenda

Tashmë që klauzola e tij ka zbritur me 80 milionë euro, Barcelona është gati të nënshkruajë me Antoine Griezmann. Gjiganti spanjoll ka gati shifrën e 120 milionëve për Atleticon dhe pagën faraonike që kërkon francezi, por ka një kusht.

Katalanasit kërkojnë që ky operacion të mbyllet të enjtën e 11 korrikut, për faktin e vetëm që kërkon nga francezi të jetë në dispozicion të Valverde prej stërvitjes së parë më 14 korrik.

Ndërkohë, Frenkie de Jong do të prezantohet të premten dhe Neto të hënën ose të martën. Griezmann është në dritare dhe Barcelona mund të përqëndrojë të gjithë fokusin e saj te rikthimi i Neymar në "Camp Nou".

Megjithatë, fillimisht duhet të arrihet akordi me francezin dhe më pas të tentohet transferimi i futbollistit më të shtrenjtë nga PSG.

EMISIONET