Studentët ngujohen nëpër fakultete, Ora News solli video çfarë ndodhi brenda

Të enjten studentët zgjodhën të protestojnë duke u ngujar në fakultete. Studentët e Fakultetit të Drejtësisë bllokuan hyrjen në institucion dhe nuk përjashtuan mundësinë për grevë urie. Ngujim pati edhe në Fakultetin e Ekonomisë ndrësa në institucionet e tjera vijoji bojkoti i mësimit.

Ngujimi brenda fakulteteve ishte mënyra që zgjodhën studentët për të protestuar ditën e enjte.

Në Fakultetin e Drejtësisë u bllokua hyrja në institucion. Studentët vendosën banka e karrige, ndërsa kjo situatë solli përplasje verbale mes tyre dhe rojeve private.

Dekanit i adresuan nje letër duke kërkuar shtyrjen e sezonit të provimeve dhe pagesës së tarifave. Ata nuk përjashtuan mundësinë për grevë urie.

Në Fakultetin e Ekonomisë të enjten kishte prezencë të punonjësve të policisë. Prej mbrëmjes së të mërkurës një grup studentësh nisën ngujimin ndërsa gjatë ditës u diskutua për vijushmërinë e protestës.

Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë auditoret dhe korridoret qëndruan bosh. Studentët zhvilluan një takim me pedagogët nga të cilët morën garanci për gjetjen e një zgjidhje për të mos rrezikuar vitin akademik.

Paralelisht me bojkotin, në Fakultetin e Shkencave Sociale u zhvilluan diskutime mbi ligjin e arsimit të lartë dhe efektet e tij në universitet.

"Do vijojë për ditë të tëra zaptimi dhe një ditë do marshohet" tha një studente.

Protestë e ngjashme u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Politeknikut, por edhe në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.

Ora News percolli live zhvillimet e dites


Ngujimi i studenteve tek Juridiku

Që prej orës 7 të mëngjesit studentët e Fakultetit të Juridikut janë ngujuar brenda sallave të tyre. Kanë kanë grumbulluar të gjitha bankat dhe karriget si barrikadë për të mos lejuar hyrjen  Mësohet se nuk kanë hyrë nga dyert por kanë shfrytëzuar një dritare. Kanë pasur dhe një përplasje me rojet e sigurisë.

Në një lidhje telefonike për Ora News, studentët e Juridikut thanë se kjo formë proteste erdhi si masa e fundit ndaj një qeverie të shurdhët që nuk po merr parasysh kërkesat e tyre. Një apel patën dhe për policinë.

Studenti: Kemi provuar të gjitha protestat dhe zëri ynë nuk u dëgjua. Ndaj ne sot e bëjmë këtë si shenjë rezistencë dhe revolte ndaj një qeveri të shurdhër.Në i bëjmë thirrje policisë të mos ndërhyjnë dhunshëm tek studentët, protesta është paqësore dhe nuk jemi kërcënim për askënd.


Studentja: Kemi filluar bojkotin me turne.

Edhe studentët e Ekonomikut kanë bërë të njëjtën gjë, aktualisht janë në një mbledhje.


Situata tek Gazetaria  

Ora 10:00 Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia zbardh takimin e studentëve të Gazetarisë me pedagogët.

"Takimi është thirrur nga studentët e Masterit, viti i parë dhe i dytë. Kanë qenë prezent pothuajse të gjithë pedagogët lidhur me një shqetësim  që kanë pasur studentët që protestojnë lidhur me vitin akademik, nëse do të digjet apo do të gjendet një zgjidhje. Ka pasur një kërkesë garancie nga studentët për pedagogët. Pegagogët janë shprehur se do të gjendet një zgjidhje si për studentët që duan të ndjekin mësimin ashtu dhe për ata që protestojnë" informoi gazetari.





Ora 09:34 Studentët e gazetarisë takim me pedagogët në Fakultetin e Filologjikut.

EMISIONET