Qindra aktivistë të cilët kanë shkaktuar protesta masive në të gjithë botën për ngrohjen globale janë arrestuar.

Tridhjetë persona janë akuzuar për dhunë gjatë protestave në Sindei e ndërsa dhjetëra të tjerë kanë bllokuar rrugët e qyteteve të ndryshme.

Ndërsa një grup ka rrethuar një ndërtesë qeveritare në Zelandën e Re.

Ndërkohë në Amsterdam mbi 50 njerëz raportohen të kenë ngritur tenda në rrugët kryesore duke bllokuar dhe qarkullimin e automjeteve.

Grupi i aktivistëve "Extinction Rebellion" kanë shkaktuar protesta në mbi 60 qytete në të gjithë botë.

Ato kërkojnë nga shtetet e fuqishme të botës që të shpallin gjendjen e emergjencës mbi ngrohjen globale si dhe të ndërmerren aksione të menjëhershme për të parandaluar këtë fenomen.

Një tjetër fakt shqetësues për protestuesit është dhe shkëputja e një blloku akulli si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Qeveria australiane është kritikuar ashpër për mos angazhimin në një problem të tillë pavarësisht se ajo deklaron se do të reduktojë lëshimin e gazrave të ndryshme në atmosferë nga fabrikat.

Protesta të ngjashme janë regjistruar dhe pak javë më parë në Britani të cilat rezultuan në arrestimin e mbi 1,100 personave.

Protestat masive pritet të ngrihen dhe në qytete të tjera si Delhi dhe New York në ditët dhe muajt në vijim.

/Ora News.tv/