Vidhnin banesa në Tiranë, arrestohen hajdutët nga Fushë Kruja

Vidhnin banesa në Tiranë, arrestohen hajdutët nga Fushë

Dy të rinj nga Fushë Kruja janë arrestuar në flagrancë nga policia në tentativë për të vjedhur një banesë.

Komisariati i Policisë Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Jail”, arrestoi shtetasit Xh. H., 22 vjeç dhe B. Z., 22 vjeç.

"Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusave të jugut" sqaron policia.

Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bën thyerjen e banesës.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme:

-,Vjedhjes së banesës me qera të shtetases E. N., të ndodhur më datë 04.08.2019;

- Vjedhjes së ndodhur më datë 06.08.2019, ku shtetasit B. K., në  rruga “Shaban Bardhoshi” i kanë vjedhur varësen e floririt;

- Vjedhjes së banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më datë 18.08.2019;

- Vjedhjes së banesës të shtetasit H. P., të ndodhur më datë 05.07.2019.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.


EMISIONET