Video/ Zhdukja nga rrjetet sociale, Salah zbulon prapaskenën

Video/ Zhdukja nga rrjetet sociale, Salah zbulon prapaskenën

Pasi u zhduk nga çdo rrjet i mundshëm social, Mohamed Salah është rikthyer në botën virtuale.

Përmes një video të shkurtër, egjiptiani ka zbuluar se kjo "zhdukje" e tij ishte thjeshtë për arsyeje marketingu. Ai pohoi se u bë pjesë e shërbimit ndërkombëtar të korrierëve "DHL" për të rritur komunikimin e njerëzve realisht, jo përmes rrjeteve sociale.

"Mediat sociale janë të shkëlqyera, por kur ju prekni diçka me të vërtetë, kjo është një ndjenjë e ndryshme, është një ndjenjë e vërtetë. Ju lidheni fizikisht dhe emocionalisht. Nuk është vetëm një foto tjetër që zhduket në një re."", thotë ai në videon e sponsorizuar nga shërbimi ndërkombëtar i korrierëve DHL.

Largimi i Salah nga rrjetet sociale ndodhi të martën, duke trembur jo pak 25 milion fansat e egjiptianit në rrjetet sociale. Para "zhdukjes" së tij, Salah shkroi:

"2019 Rezoluta: Koha për të hyrë në kontakt, për të vërtetë"-lexohej në rrjetet sociale "Instagram" dhe "Twitter" të sulmuesit.

Nuk dihet ende shifra që ka përfituar ylli i Liverpool për këtë postim, por sipas mediave një post i tillë kushton rreth 250 000 dollarë.


EMISIONET