VIDEO/ Spektakël dhe gola ndaj Sassuolës, Inter nuk i ndahet Juventusit

VIDEO/ Spektakël dhe gola ndaj Sassuolës, Inter nuk i ndahet

Inter rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në një transfertë të vështirë kundër Sassuolës.

Të besuarit e Antonio Conte fituan me shifrat 4-3 dhe mbajnë hapin e kryesuesve të Seria A, Juventusit. Dopieta e Lautaro Martinez dhe Romelu Lukakut i mjaftuan zikaltërve për të marrë fitoren e radhës, e cila i ngjit në vendin e dytë në kuotën e 21 pikëve.

Humbjet me Barcelonën në Champions League dhe ndaj Juventusit në kampionat u kthyen në forcë nga Inter, që tashmë numëron 1 pikë më pak se bardhezinjtë dhe 4 më shumë se ndjekësit e Atalantës. Ndërkaq, Sassuolo mban vendin e 16-të me 6 pikë pas 8 javësh kampionat.





EMISIONET