Video/ Shqiptarët "pushtojnë" Serinë B, Ndoj afron Brescia me elitën

Video/ Shqiptarët "pushtojnë" Serinë B, Ndoj afron

Vijojnë paraqitjet pozitive të futbollistëve të kombëtares shqiptare në Seria B italiane. Ledian Memushaj ka qënë protagonist në humbjen 4-1 që skuadra e tij, Pescara pësoi kundër Cittadella. Vlonjati dha asistin e golit të vetëm të Pescara, me Scognamiglio që tundi rrjetën për barazimin momental. Megjithatë, dopieta e Moncini dhe goli i Proia vulosën gjithçka në favor të vendasve.

Derbi i shqiptarëve mes Kastriotit Durmakut dhe Emanuele Ndoj është fituar nga ky i fundit, me Brescia që mposhti 3-2 në transfertë Cosenza. Dy futbollistët kuqezi qëndruan në fushë gjatë gjithë takimit, por pa arritur që të lëjnë gjurmë. Me këtë fitore Brescia shkëputet në krye me 5 pikë më shumë nga vendi i dytë, duke u afruar kështu akoma më shumë me elitën.



EMISIONET