Video/ Serbët pushtojnë parlamentin, protestë kundër Vuçiç për masat kufizuese ndaj Covid-19

Video/ Serbët pushtojnë parlamentin, protestë kundër

Serbia ështe përfshirë nga protesta të dhunshme mbrëmjen e sotme (7 korrik).

Përpara ndërtesës së Parlamentit në Beograd, ka filluar një protestë e qytetarëve të pakënaqur me masat e shpallura nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

Sipas mediave serbe, protestat pasuan pas fjalimit të presidentit Vuçiç për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e ckoronavirusit.

Madje, në një moment, siç thuhet më tej, protestuesit arritën të hynin në Parlament, por ata u dëbuan shumë shpejt.

Policia nuk ndërhyri ashpër dhe mediat raportojnë se vetëm një person ishte arrestuar, për shkak të sjelljes veçanërisht agresive ndaj një polici.

Mediat gjithashtu raportojnë se policia hodhi gaz lotsjellës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se që nga data 8 korrik, çdo tubim publik me më shumë se 5 persona do të ndalohet në Beograd.

Ai tha se dëshiron që gjatë fundjavave të ketë orë policore, por sipas tij, për këtë vendos Shtabi i Krizës.

I pyetur nëse ora policore do të vlejë vetëm në Beograd apo në tërë Serbinë, ai tha se personalisht dëshiron që masa të vlejë në të gjithë vendin, por për këtë do të njoftojë Shtabi i Krizës.

Ai tha se situata epidemiologjike me koronavirusin e ri është përkeqësuar.

“Gjendja është alarmante”, tha Vuçiç, duke shtuar se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë.

Aktualisht në Serbi, sipas presidentit serb, pothuajse 4.000 pacientë janë të shtruar në spital.

EMISIONET