"Fluturimet" e Cristiano Ronaldos kanë mahnitur botën. Luzitani ishte protagonist absolut në fitoren e Juventusit ndaj Sampdorias, ku një kërcim spektakolar i tij u bë shpejt virale në rrjetet sociale.  

Hedhja e tij prej 70 centimetrash nga toka bëri të flasë "me vete" shumë tifozë të futbollit. Të shumtë ishin ata që e pyesnin se si mund ta bëjnë një gjë të tillë, teksa tenisti, Novak Djokovic e ka ftuar në një seancë stërvitore vetëm për t'i "vjedhur" teknikën.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet tenisti serb teksa konkuron së bashku me Ronaldon për të prekur me kokë një litar që ndodhej shumë larg nga toka.

Distancë që nuk ishte aspak problem për Ronaldon, i cili shpërtheu në të qeshura me Djokovic, që nuk mundi të prek asnjëherë litarin me kokë.


/Ora News.tv/